Archive for Piro Misha

AFMM’s AGGRESSION by Top Channel and Arb Security 18.06.09

Posted in AFMMTV with tags , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , on 19/06/2009 by afmmnews

Letër e hapur TCH-së nga 20 nënshkrues

Posted in NEWS with tags , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , on 30/05/2009 by afmmnews

rrethimi oborri 30 may 09

Zonjës Vjollca Hoxha, presidente e “Top Channel”
Zotit Enkelejd Joti, drejtor i përgjithshëm i “Top Channel”
Për dijeni, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama
Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë e Energjisë, z. Genc Ruli

E nderuara zonja Vjollca, i nderuar zoti Enkelejd!
Ju patjetër jeni në dijeni për konfliktin që është hapur, në mënyrë krejt të panevojshme dhe artificiale, midis Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”, për lulishten që ndodhet para kësaj Akademie, në territorin e ish-Kinostudios “Shqipëria e re”, ku stacionit tuaj televiziv i është akorduar nga qeveria shqiptare për marrje me qira një territor i përgjithshëm prej 4.918 m2, me vendim nr. 1445, dt. 29.10.2008.
Në këtë vendim cilësohet vetëm se këtë sipërfaqe “Top Channel”-i e merr te objekti ish-laboratori i filmit”. Në të vërtetë, te ky ish-laborator, (përreth e përpara tij) janë të gjitha mundësitë që të plotësohet nga stacioni Juaj territori i akorduar për shfrytëzim me një sipërfaqe të përgjithshme prej 4.918 m2.
Shtrirja e këtij territorit drejt perëndimit, përtej rrugës që ndan ish-laboratorin e filmit nga AFM “Marubi” dhe zaptimi i lulishtes aktuale para kësaj Akademie, është një interpretim keqdashës i vendimit në fjalë, i nxitur në mënyrë të veçantë nga ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango.
Ai ka për qëllim të fusë në konflikt një shkollë të nderuar filmi, të vetmen që funksionon në Shqipëri me të gjithë parametrat europianë, me një stacion po aq të nderuar televiziv, siç është “Top Channel”-i, i cili nuk ka aspak nevojë të shkatërrojë të vetmen lulishte që ndodhet në territorin e ish-Kinostudios, të presë ullinj qindravjeçarë dhe dhjetëra pemë të tjera, për të hedhur aty beton ngjitur me godinën e Akademisë “Marubi”.
Jo vetëm përpara ish-laboratorit të filmit, por edhe më tej ka sipërfaqe të mjaftueshme djerrë, ka godina të amortizuara ose gjysmë të shembura, ku mund të realizohet sipërfaqja akorduar stacionit tuaj për marrje me qira.
Ne që nënshkruajmë, njerëz të kulturës, intelektualë, artistë e pedagogë, e ndiejmë veten pjesëtarë të kulturës që kultivon e rrezaton “Marubi” po aq sa ç’jemi pjesë e bisedave ose emisioneve të tjera të stacionit tuaj të nderuar, ku kemi ardhur sa herë na është kërkuar prej jush. Ne nuk mund ta kuptojmë që “Top Channel”-i duhet të zhvendoset ose të zgjerohet duke shkatërruar një institucion tjetër kulturor.
“Top Channel”-i, qysh sot ka punësuar regjisorë e redaktorë që janë diplomuar te “Marubi”. Ju e dini fare mirë se çdo universitet (dhe këtë status “Marubi” e ka të akorduar nga qeveria shqiptare prej 5 vjetësh) ka nevojë për një copë lulishte, ku do të çlodhen e rikrijojnë studentët, aq më shumë studentët e arteve vizive, të filmit.

Ju lutem kuptojeni, e nderuar zonja Hoxha e i nderuar zoti Joti, se momenti kur buldozerët dhe fadromat do të hynin në lulishten para Akademisë “Marubi”, do të ishte një pamje e turpshme, do të ishte një zhgënjim i thellë jo vetëm për ne, po për çdo shqiptar, për çdo prind që ëndërron në të ardhmen që fëmija i tij të studiojë për kinematografi a për media të tjera vizive.
Ju lutemi të distancoheni nga çdo zgjidhje që cenon dhe shkatërron të ardhmen e kësaj Akademie filmi të ngritur me një pasion të veçantë nga drejtori i saj, Kujtim Çashku dhe nga gjithë ekipi i tij, nga pedagogë shqiptarë e të huaj që i kanë dhënë emër kësaj shkolle edhe përtej Shqipërisë.

Me respekt,
vijojnë emrat e 20 nënshkruesve

Mimoza Ahmeti, Jutta Benzenberg, Henri Çili, Diana Çuli, Hervin Çuli, Inida Gjata, Abaz Hado, Abaz Hoxha, Elvis Hoxha, Ardian Klosi, Natasha Lako, Xhemal Mato, Piro Misha, Yllka Mujo, Edi Muka, Gëzim Qëndro, Vladimir Prifti, Artan Shkreli, Maks Velo, Krenar Zejno